Lëvizja e pllakave tektonike po e çajnë në dysh kontinentin që prej se u shfaq çarja 56 kilometra e gjatë në shkretëtirën e Etiopisë më 2005, transmeton Gazeta Metro.
Ndarja e pllakës tektonike somaleze dhe asaj më të madhe nubiane do të ndajë faktikisht kontinentin e Afrikës në dysh, fenomen që nuk është vërejtur me qindra miliona vite, që pres së Amerika Jugore dhe Afrika u ndanë në kontinente të ndryshme.
Të gjeturat bazohen në studimin e vitit 2004 të ndarjes së pllakave tektonike Somaleze dhe Nubiane. Studimi ishte botuar në revistën shkencore Earth and Planetary Science Letters, që kishte shkruar se pllakat po shkëputen disa milimetra në vit.
Shtete afrikane si Etiopia, Uganda dhe të tjera do të kenë bregdet pas ndarjes. Për më tepër ndarja si rrjedhojë të shfaqjes së një oqeani të ri.
Megjithëse shkëputja do të shfaqte mundësi të reja kontinenti kjo nuk pritet të ndodhë edhe për nja 5 deri në 10 milion vite./gazetametro.net