Loading…

Afrim Tovërlani afër zgjatjes së kontratës me Feronikelin

  • 29/06/2020 | 21:58

Afrim Tovërlani afër zgjatjes së kontratës me Feronikelin

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, ka deklaruar se është afër që të nënshkruajë kontratë të re me këtë skuadër, transmeton Gazeta Metro.


Afrim Tovërlani u emërua trajner i Feronikelit në mars të këtij viti, teksa ka zbuluar se është afër marrëveshjes dhe kjo është edhe dëshirë e tij.

“Vazhdimi me Feronikelin? Aktualisht jemi afër marrëveshjes, dhe ajo është që unë të vazhdojë me Feronikelin, por të shohim deri në fund të kampionatit” – tha Tovërlani, pas ndeshjes me Prishtinën.

Vlen të theksohet se Afrim Tovërlani është trajneri më i suksesshëm në Kosovë, duke fituar 4 tituj kampioni deri më tani – 3 tituj me Prishtinën dhe 1 me Feronikelin. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë