Loading…

Afro 200 biznese do të gjobiten për shkeljet tatimore në kohën e pandemisë

  • 20/03/2020 | 08:20

Afro 200 biznese do të gjobiten për shkeljet tatimore në kohën e pandemisë

Te 193 biznese, Administrata Tatimore e Kosovës ka konstatuar shkelje tatimore. Këto shkelje janë evidentuar për një javë, që nga shfaqja e pandemisë globale COVID-19 edhe në Kosovë. Bizneset në fjalë pritet të gjobiten.

Rastet e konstatuara janë në procedurë të trajtimit në Njësinë për shqiptim të gjobave mandatore brenda Administratës Tatimore të Kosovës, nga e cila pritet të nxirren vendime ndëshkuese bazuar në raportet e ekspertëve që kanë konstatuar shkeljet. Ende nuk dihet vlera e tërësishme e të gjitha gjobave, pasi ajo pritet të konstatohet varësisht prej shkeljeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shkeljet e konstatuara, sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, kanë të bëjnë kryesisht me ngritje të çmimeve të produkteve bazike ushqimore, si dhe të disa produkteve farmaceutike. Të gjitha shkeljet që janë konstatuar nga Administrata Tatimore për burim kanë denoncimet që qytetarët kanë bërë në numrat e hapur të telefonit të kësaj administrate.

Për rreth një javë në këta numra, sipas zëdhënëses së Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa, janë pranuar më shumë se 3 mijë thirrje.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë