Loading…

Afrohen reshjet e shiut: Në Kosovë fillojnë nga kjo ditë

  • 25/01/2020 | 13:55

Afrohen reshjet e shiut: Në Kosovë fillojnë nga kjo ditë

Afrohen reshjet e shiut, në disa pjesë të Shqipërisë nga sot, kurse në Kosovë nga nesër në mbrëmje.

Në rajon sot do të kemi depërtimin e masave ajrore jo stabile me origjinë nga Mesdheu. Kjo shënon edhe fundit e dominimit të plotë të masave ajrore anticiklonike të cilat kushtëzuan një Janar jashtëzakonisht të thatë.

Sot reshje shiu do të ketë në disa rajone në Shqipëri, Mal të Zi dhe ndoshta edhe në ndonjë rajon të Dukagjinit, por duhet theksuar se këto reshje do të jenë kryesisht simbolike, shkruan Meteo Ballkani.

Reshje pak më intensive shiu priten nesër veçanërisht në Shqipëri dhe Mal të Zi ku vende-vende mund të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshje shiu nesër vonë priten edhe në Kosovë, pra reshjet në Kosovë pritet të fillojnë pasdite vonë ose në mbrëmje dhe do të vazhdojnë gjatë natës në të hënën. Reshjet do të jenë jashtëzakonisht të mirëseardhura edhe pse nuk priten reshje të bollshme. Në shumicën e territorit reshjet do të jenë në formë shiu për shkak të temperaturave të larta. Vetëm në viset malore mund të ketë reshje dekorative bore.

Gjatë javës së ardhshme pritet të kemi mot të paqëndrueshëm me depërtime të fronteve të ftohta nga veriu të cilat herë pas here do të na sjellin reshje lokale shiu dhe bore në viset kodrinore-malore, por ende nuk priten reshje të bollshme dhe gjithëpërfshirëse.

Më të fundit
...
  • 28/02/2020 | 21:34
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë