PDK në Ferizaj dhe mbarë Kosova është prapa luftës së lavdishme çlirimtare, Elmi Reçica do të nxjerr një dhe vetëm një të vërtetë, atë të guximit e dashurisë për atdheun, luftës sonë për lirinë në çdo pëllëmbë të tokës stërgjyshore, janë fjalët e Kryetarit të Ferizajt Agim Aliut bashkpartiakut të deputetit Elmi Reçicës i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Metro.
Pas ftesës së dërguar nga Gjykata Speciale për deputetin e PDK-së Elmi Reçica janë bashkpartiakët e tij të cilët po i japin përkrahje morale, e një përkrahje të tillë vie edhe nga kryetari i Ferizaj Agim Aliu i cili thotë se PDK në Ferizaj dhe mbarë Kosova është prapa luftës së lavdishme çlirimtare.
“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për deputetin e Kuvendit të Kosovës, njëherit Eprorin e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Elmi Reçica do të nxjerr një dhe vetëm një të vërtetë, atë të guximit e dashurisë për atdheun, luftës sonë për lirinë në çdo pëllëmbë të tokës stërgjyshore, idealit të kristaltë të djemve e vashave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që me gjakun e sakrificën e tyre bën ëndrrën e lirisë, realitet.
PDK në Ferizaj dhe mbarë Kosova është prapa luftës së lavdishme çlirimtare, është në krahë të çlirimtarëve, është në krahë të Eprorit të UÇK-së Elmi Reçica, që në çdo sfidë e zezonë të vendit, ishte kurdoherë i gatshëm të mos kursej asgjë, të sakrifikoj për Kosovën. Triumfator në luftë, triumfator në çdo sfidë!” thuhet në postim./ gazetametro.net
https://www.gazetametro.net/elmi-recica-i-ftuari-i-rradhes-i-gjykates-speciale/