Loading…

Agim Bahtiri flet në emër të VV’së: MPB’në nuk ia japim LDK’së, ose shkojmë në zgjedhje

  • 06/12/2019 | 09:01

Agim Bahtiri flet në emër të VV’së: MPB’në nuk ia japim LDK’së, ose shkojmë në zgjedhje

Nuk i ka bërë që prej se ka kaluar nga partia e Behgjet Pacollit tek ajo e liderit Albin Kurti, mirëpo anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, po flet në emër të kësaj partie, shkruan Gazeta Metro.


Kërkesat e LDK’së për disa ministri që ka kërkuar e nga LVV janë të padiskutueshme, e kanë nxehur dhe nervozuar edhe Bahtirin.

Bahtiri ka deklaruar se partia e tij në asnjë mënyrë nuk do t’ia japë Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të një qeverisjeje të përbashkët.

Ai ka thënë se VV-ja është e gatshme të shkojë sërish në zgjedhje të reja, por nuk do ta lëshojë këtë ministri.

Krej kjo sipas kryetari mitrovicas, po thotë se MPB’ja lidhet me premtimet kryesore të kësaj partie që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore për rend dhe ligj.

Sipas Agim Bahtirit MPB-ja është pika kryesore e ndryshimit të gjendjes në Kosovë në një intervistë të dhënë për Epoka e Re.

Kujtojmë se Agim Bahtiri aderoi në Vetëvendosje pak para zgjedhjeve, kështu duke zyrtarizuar kalimin e tij në këtë parti pasi i ndihmuan ta fiton komunën e Mitrovicës gjatë vitit 2017 ku ishte në garë me PDK’në./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë