Loading…

Agim Bahtiri zgjedhet Kryetar i degës së AKR’së në Mitrovicë

  • 03/12/2016 | 15:51

Agim Bahtiri zgjedhet Kryetar i degës së AKR’së në Mitrovicë

Dega e Aleancës Kosova e Re në Mitrovicë, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të degës në Mitrovicë, ku kryetar i Degës është zgjedhur, Agim Bahtiri.

Bahtiri u zgjodh me shumicë votash.

Duke i falënderuar delegatët e për besimin e dhënë, ai tha se Mitrovica ka pasur shumë probleme në kohën kur e kishte marrë mandatin e të parit të qytetit.

“Ne e kemi gjetur Mitrovicën në gjendje të mjerueshme, të ndarë, pa siguri, pa shëndetësi dhe në varfëri të madhe dhe me ardhjen tonë në qeverisje të Komunës, kemi stabilizuar gjendjen politike dhe të sigurisë, kemi zhvilluar ekonominë edhe përkundër pengesave të shumta që kemi pasur nga Qeveria” është shprehur ai duke shtuar se, “AKR-ja nuk e ka lejuar as shitjen e Trepçës dhe po ashtu ka arritur ta depolitizojë arsimin”.

Bahtiri ju ka premtuar bashkëqytetarëve të Mitrovicës se AKR-ja do të vazhdojë edhe më tej me misionin e saj për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në Kuvendin Zgjedhor të AKR-së ishte dhe Presidenti i partisë, Behgjet Pacolli, i cili tha se është koha e rilindjes së vetëdijes qytetare, “të cilët tashmë e kanë kuptuar që vetëm me AKR-në mund të arrihet zhvillimi ekonomik dhe rritja ekonomike mbi 10%”.

“Sot ka lindur shpresa për Mitrovicën dhe kjo po dëshmohet edhe me prezencën dhe përkrahjen tuaj, ne do të jemi me ju çdo herë, për një jetë me të mirë për të gjithë”, tha ndër të tjera lideri i AKR-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë