Loading…

Agim Çeku thotë se është e pamundur që shërbimi ushtarak të bëhet i detyrueshëm, jep edhe arsyet

  • 02/12/2021 | 08:42

Agim Çeku thotë se është e pamundur që shërbimi ushtarak të bëhet i detyrueshëm, jep edhe arsyet

Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK),  Agim Çeku thotë se Kosovës një ushtar i kushton 17 euro në ditë, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë mënyrë sipas tij, aktualisht është i pamundur të bëhet i detyrueshëm shërbimi ushtarak. Ish-kryeministri, Çeku ka dhënë arsyet për këtë.

“Një ushtar kushton 17 euro në ditë dhe është shumë problem  shërbimi i detyrueshëm ushtarak. S’mund të implementohet te ne në këto rrethana që i kemi. Në situatën reale që e kemi është shumë zor që serbët t’i përgjigjen ftesës për me shku me shërbyer në ushtri pa detyrim ligjor apo pa arrestim dhe shkakton tensione të panevojshme”, tha ai për RTK’në.

Çeku thotë se ka ardhur koha për ‘shërbim vullnetar ushtarak’.

“Nuk është reale, nuk është e nevojshme dhe nuk është e kohës.  Koha i ka skaduar shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Është koha për shërbim vullnetar ushtarak”, shpjegoi ai.

Kujtojmë që nga viti 2011 deri vitin 2014 Agim Çeku ka qenë ish-ministër i FSK’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë