Loading…

Agim Veliu jep detaje nga takimi me komandantin e KFOR’it

  • 08/08/2020 | 19:27

Agim Veliu jep detaje nga takimi me komandantin e KFOR’it

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar në lidhje me hyrjen e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Veliu ka thënë se pas shqetësimeve të qytetarëve dhe letrës publike të Kryetarit të Komunës së Kamenicës, z. Qendron Kastrati, në lidhje me hyrjen e forcave të xhandarmërisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, ka takuar Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin Michele Risi.

Ai po thotë se Gjeneral Majorin Michele Risi është njoftuar nga KFOR’i pasi ata ishin alarmuar për këtë incident nga raportimet e mediave dhe kishte njoftuar, pasi që një veprim i tillë ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët rutinor dhe i sinkronizuar i KFOR-it dhe i Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë, me të cilat që nga viti 2008, KFOR-i zhvillon patrullime të përbashkëta përgjatë vijës kufitare. Pra, ky ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët.

“Aktivitete të tilla të sinkronizuara mbahen si me Forcat Serbe ashtu edhe ato të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo përplasje ndërmjet pjesëtareve të dy forcave”, ka thënë Veliu.

Ndërsa ai njofton se janë pajtuar që KFOR’i dhe Policia e Kosovës të takohen dhe të diskutojnë mbi modalitetet për rifillimin e patrullimeve të përbashkëta e të sinkronizuara përgjatë vijës kufitare me Serbinë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Pas shqetësimeve të ngritura në media nga qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe letrës publike të Kryetarit të Komunës së Kamenicës, z. Qendron Kastrati, në lidhje me hyrjen e forcave të xhandarmërisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht, në fshatin Karaçevë-Komuna e Kamenicës, sot kam zhvilluar takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin Michele Risi, me të cilin kam diskutuar për çështjen në fjalë.

Komandanti i KFOR-it vlerësoi lartë takimin, duke u shprehur se takimet e tilla janë të mirëseardhura.

Nga Gjenerali Risi u njoftova se KFOR-i ishte alarmuar për këtë incident nga raportimet e mediave, pasi që një veprim i tillë ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët rutinor dhe i sinkronizuar i KFOR-it dhe i Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë, me të cilat që nga viti 2008, KFOR-i zhvillon patrullime të përbashkëta përgjatë vijës kufitare. Pra, ky ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët.

Aktivitete të tilla të sinkronizuara mbahen si me Forcat Serbe ashtu edhe ato të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo përplasje ndërmjet pjesëtareve të dy forcave.

Mirëpres, faktin se në të kaluarën janë organizuar patrullime të përbashkëta të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, duke kërkuar njëkohësisht që patrullimet e tilla të ri-fillojnë edhe në ketë pjesë të Kosovës, iniciativë e cila u mirëprit edhe nga ana e Gjeneralit Risi, i cili tha se janë të gatshëm ta asistojnë Policinë e Kosovës dhe të rifillojnë aktivitetet e tilla.

Në fund të takimit u dakorduam që KFOR-i dhe Policia e Kosovës të takohen dhe të diskutojnë mbi modalitetet për rifillimin e patrullimeve të përbashkëta e të sinkronizuara përgjatë vijës kufitare me Serbinë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë