Loading…

Agim Veliu: Shpejtim Bulliqi një kryetar i përkohshëm, qytetarët janë pishman që e votuan

  • 03/02/2021 | 19:04

Agim Veliu: Shpejtim Bulliqi një kryetar i përkohshëm, qytetarët janë pishman që e votuan

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka folur për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Podujevës, në zgjedhjet e parakohshme lokale të 29 nëntorit të 2020’së.

Veliu tha se në ato zgjedhje llapjanët e kanë zgjedhur një kryetar të përkohshëm, duke folur kështu për Shpejtim Bulliqin e LVV’së.

Veliu theksoi se votuesit e tij tanimë janë pishman për zgjedhjen e tyre dhe për votën që i kanë dhënë atij.

“Do të jetë një ditë historike dhe një ditë e reflektimit të LDK’së në bastionin e saj në Llap. Llapi dhe LDK’ja janë të pandashme dhe të lidhura ngushtë mes veti. Ato nuk mund të frymojnë dhe as të jetojnë pa njëra-tjetrën. Prandaj, alternativa e vetme në këto zgjedhje është numri 132. Sikurse e dini edhe ju në zgjedhjet e fundit të gjithë janë bërë kundër nesh dhe kështu e kanë marr përkohësisht vetëm, pozitën e kryetrarit të komunës. Edi që edhe ata që e kanë zgjedhur këtë kryetar të përkohshëm tani janë bërë pishman”, ka thënë ai, shkruan Express.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë