Loading…

Agim Veliu s’u pajtua me formën si u largua, i përgjigjet Lumir Abdixhiku

  • 28/12/2021 | 22:11

Agim Veliu s’u pajtua me formën si u largua, i përgjigjet Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është përgjigjur rreth mos pajtimit të Agim Veliut për formën se si u largua nga pozita e tij në parti, shkruan Gazeta Metro. 


Abdixhiku ka thënë se partia që ai përfaqëson, është demokratike, dhe mirëpret njerëzit e ri.

Megjithatë, ai deklaroi në Rubikon se po ashtu LDK mbyll dyert për ata që s’kanë çfarë i japin më këtij subjekti.

”Pavarësisht veprimeve të pushtetit, ne duhet të ndërtojnë modelin tonë alternativ. Çfarë është LDK e re, e re them në lidershipin që unë përfaqësoj. Një LDK proaktive në mendimin politik, që i njeh gabimet e veta, që hapë dyert për njerëzit e ri, që i promovon figurat më të mira të brendshme që i ka dhe që i mban përgjegjës pushtetin për veprimet e tyre politike që janë në dëm të qytetarëve”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje ai është pyetur edhe për mbylljen e dyerve për disa njerëz që kanë pasur pushtet në LDK.

“Natyrisht. Unë nuk besoj që ne duhet të vazhdojmë dekadën e katërt të LDK-së, me njerëz që s’kanë çfarë i japin LDK-së”, ka thënë Abdixhiku.

Derisa u komentua mos pajtimi i Veliut për mënyrën se i u largua nga pozita e tij në parti, Abdixhiku tha se kjo është reformë.

“Unë i kuptoj njerëzit që s’pajtohen me reformën e LDK-së, por është reformë mbi një platformë. Për këtë platformë kam marrë mbështetjen e LDK-së. Ata që ndihen të udhëtojnë në këtë rrugë janë të mirëseardhur. Por, ata të tjerë s’do të kenë vend dhe s’mund të kenë vend në një udhëtim në të cilin s’kanë besim. Para se të ketë pjesëmarrje duhet të ketë bindje dhe besim. Por, reforma duhet të ndodhë dhe ndodhë pa kompromis. Ekrem Hyseni është kandidat i zgjedhur nga kryesia e LDK-së, dhe është e ardhmja e LDK-së në Podujevë”, ka thënë ai.

Ndërsa kur u pyet nëse Agim Veliu pati ndikim në humbjen e LDK-së në Podujevë, Abdixhiku nuk komentoi gjatë, veçse u shpreh se për këto vendime në LDK, s’ka kthim prapa.

”Ne do të përmirësohemi herën e ardhshme që Podujevën ta rikthejmë. Për mua ka qenë një rajon me interes. Por, gjithë njerëzit e LDK-së që kanë pakënaqësi, duhet ta kuptojnë që treni s’kthehet prapa. LDK ka njerëz të mjaftueshëm brenda strukturave të veta”, ka thënë në fund i pari i LDK’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë