Loading…

Agjencia amerikane raporton për dështimin e Kosovës në INTERPOL, fajëson Serbinë

  • 20/11/2018 | 21:35

Agjencia amerikane raporton për dështimin e Kosovës në INTERPOL, fajëson Serbinë

Një agjenci amerikane ka raportuar për dështimin për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, dhe ka fajësuar Serbinë dhe Rusinë për këtë.


“Associated Press” raportoi se Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it refuzoi kërkesën e Kosovës për t’u bërë anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare të policisë.

Agjencia vlerëson se kjo ishte një goditje ndaj përpjekjeve të Prishtinës për të përshpejtuar njohjet e shtetësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Rënia nga kjo përpjekje do të thotë një dështim i rëndësishëm për Kosovën – që është marrë. Kosova do të mund të kish kërkuar ‘urdhër arrest’ nga INTERPOL për arrestimin e zyrtarëve apo personave serbë që autoritetet e Kosovës konsiderojnë se kryen krime lufte”, thotë agjencisë amerikane

AP kujton se Kosova e kishte të nevojshme sigurimin e dy të tretave të votave në mënyrë që të pranohet në anëtarësimin e plotë në INTERPOL, dhe gjithashtu tregon se në organizatë janë pranuar  Kiribati dhe Vanuatu, duke e çuar numrin e anëtarëve të saj në 194.

INTERPOL, thekson AP, njoftoi menjëherë rezultatet e votimit të delegatëve të shumicës së 192 shteteve anëtare të asaj organizate.

Agjencia e SHBA është, në raport për Beogradin, ka deklaruar se Serbia, me ndihmën e aleatëve Rusisë, ka lobuar kundër hyrjes së Kosovës në INTERPOL.

Gjithashtu kjo agjenci citon ministrin e Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, i cili në Tëitter ka deklaruar fitoren në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it.

Ndërsa Qeveria e Kosovës, thotë AP, e ka konfirmuar se sot humbi votën për INTERPOL, në Dubai.

“Me mbështetjen e aleatit të saj Rusisë, Serbia loboi kundër hyrjes së Kosovës në Interpol. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës në vitin 2008”, thotë një agjenci amerikane.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë