Loading…

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë merr masa pas shfaqjes së gripit të shpezëve në Kosovë

  • 07/10/2021 | 18:50

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë merr masa pas shfaqjes së gripit të shpezëve në Kosovë

Pas shënimit të një rasti të gripit të shpezëve “Avian Influenza” në Sekiraqë të Podujevës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë disa masa. Sipas një njoftimi, është bërë e ditur se vendimi hynë sot në fuqi dhe do të zbatohet në të gjithë territorin e Kosovës.


Këto janë të gjitha masat:

I. Masat e përgjithshme:

a) Ndalimin e lëvizjes së shpezëve nga fermat dhe tregtimi i tyre në tregjet e kafshëve – shitblerja e shpezëve;

b) Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth ku ka shpërthim të sëmundjes;

c) Përcaktimi i zonave të mbrojtura (3 km) dhe gjurmueshmëria e sëmundjes (10 km);

d) Njoftimi i rasteve të dyshimta për sëmundjen Gripi i Shpezëve;

e) Vizita e fermave të dyshuara nga ambulancat veterinare në koordinim me inspektorët veterinar, marrja e mostrave dhe dërgimi në Laboratorin e

Ushqimit dhe Veterinarisë

f) Përcaktimi i lokacioneve dhe groposja e shpezëve të ngordhura.

II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja shpezëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara vetëm me pëlqimin e inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën në pranimin e shpezëve në hapësirat e tyre.

IV. Obligohen të gjitha Komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë