Loading…

Agjencia europiane e ilaçeve tani mohon të ketë gjetur lidhjen mes mpiksjes së gjakut dhe vaksinës së AstraZeneca

  • 06/04/2021 | 17:10

Agjencia europiane e ilaçeve tani mohon të ketë gjetur lidhjen mes mpiksjes së gjakut dhe vaksinës së AstraZeneca

Zyrtari i lartë i kësaj agjencie të BE’së kishte dalë më parë dhe kishte deklaruar se tani mund të thuhej se “ka të bëjë vaksinën…por ende nuk e dimë se çfarë e shkakton reagimin” që sot u hodh poshtë nga kjo agjenci, transmeton Gazeta Metro.


Rregullatori i medikamenteve i Europës ka mohuar se ka vërtetuar ndërlidhjen rastësore mes vaksinës së Oxford/AstraZenca dhe sindromit të rrallë të mpiksjes së gjakut, pasi që një zyrtar i lartë i tyre kishte thënë se ka një lidhje të tillë.

Në një komunikatë për Agence France-Presse, Agjencia e medikamenteve tha se pritet të njoftoj për rezultatet e shqyrtimit të tyre të mërkurën apo të enjten.

Marco Cavaleri, kreu për vaksina i kësaj agjencie i kishte thënë gazetës italiane Il Messaggero se sipas mendimit të tij “mund të themi tani, se ka një lidhje të qartë me vaksinën…por ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë reagim.”

Ka shqetësime rreth ndodhive të rralla të mpiksjes së gjakut në një numër të vogël të pranuesve të vaksinës që e kanë përcjellë këtë medikament në javët e fundit, ku disa shtete europiane kanë pezulluar shfrytëzimin e saj muajin e kaluar në pritje të shqyrtimit nga hetimi i Agjencisë europiane të medikamenteve.

Më pas ky rregullator europian kishte njoftuar se vaksina ishte e sigurt dhe efektive, por kishte shtuar se nuk mund të përjashtojnë lidhjen mes vaksinës dhe ndodhive të rralla të mpiksjes dhe po vazhdonte hetimin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë