Loading…

Agjencia holandeze e inteligjencës: Penguam Iranin të siguronte teknologji për armë të shkatërrimit në masë më 2020’n

  • 04/05/2021 | 18:08

Agjencia holandeze e inteligjencës: Penguam Iranin të siguronte teknologji për armë të shkatërrimit në masë më 2020’n

Të gjeturat e tre agjencive të shteteve europiane të inteligjencës në vitin 2021 kanë kontradikta me pretendimet e Ajetollahun e Iranit Ali Khamenei në kohën kur po negociohet në Vjenë që Irani të kthehet në zbatimin e Marrëveshjes Bërthamore të 2015’s. Së fundi është Shërbimi i Sigurisë dhe Inteligjencës së Holandës (AIVD) pas agjencive në Gjermani dhe Suedi, transmeton Gazeta Metro.


Raporti i fundit i inteligjencës holandeze që është publikuar në prill thotë se shërbimi i sigurisë “ka hetuar rrjete që kishin tentuar të sigurojnë dijeni dhe materiale për të zhvilluar armatim të shkatërrimit në masë. Janë bërë përpjekje të shumëfishta që ishin penguar nga intervenimi i shërbimeve.”

Sipas raportit holandez, “AIVD dhe MIVD [shërbimi ushtarak i inteligjencës] po hetojnë se si shtetet po tentojnë të sigurojnë njohuri dhe materiale të nevojshme për të prodhuar armë të shkatërrimit në masë. Shtetet si Siria, Pakistani, Irani dhe Koreja e Veriut po ashtu kanë provuar të sigurojnë të tilla materiale dhe teknologji në Europë dhe Holandë vitin e kaluar”.

Lideri Suprem i Iranit Ali Khamenei kishte shkruar në rrjetin social Tweeter në shkurt se shteti i tij nuk është i interesuar në armatim bërthamor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë