Loading…

Agjencia për Menaxhim të Monumenteve kërkon hetime pas dëmtimit në Kompleksin “Zahir Pajaziti”

  • 08/07/2026 | 21:11

Agjencia për Menaxhim të Monumenteve kërkon hetime pas dëmtimit në Kompleksin “Zahir Pajaziti”

Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM) ka njoftuar se ka kërkuar zyrtarisht nisjen e hetimeve lidhur me dëmtimet e shkaktuara në Kompleksin Memorial “Kulla e Zahir Pajazitit” në Orllan.


Sipas njoftimit të Agjencisë, pas pranimit të raportit për dëmtimet, Drejtori Ekzekutiv më 6 korrik 2026 ka paraqitur kërkesë për inicimin e hetimeve në Policinë e Kosovës, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë dhe në Stacionin Policor në Podujevë.

“Kjo kërkesë është bazuar në dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 354, i cili parasheh se dëmtimi, shkatërrimi ose cenimi i monumenteve dhe objekteve të mbrojtura kulturore, historike dhe fetare përbën vepër penale dhe ndiqet e dënohet sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e AMMKM-së.

Agjencia ka bërë të ditur se e ka nën menaxhim Kompleksin Memorial “Kulla e Zahir Pajazitit” në Orllan në bazë të një kontrate publike kornizë, e cila ka hyrë në fuqi më 28 gusht 2025 dhe është e vlefshme deri më 28 gusht 2028.

Po ashtu, AMMKM ka njoftuar se është duke zbatuar projektin “Intervenime Emergjente në Komplekse dhe Memoriale, Varreza të Dëshmorëve dhe Martirëve – Kosovë – Intervenime Emergjente në KM ‘Kulla e Zahir Pajazitit’, Orllan – Podujevë”, me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gjendjes së kompleksit.

“Në kuadër të projektit që është duke u realizuar dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente, Agjencia do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për sanimin e dëmtimeve, në përputhje me procedurat ligjore dhe administrative në fuqi”, thuhet më tej në njoftim.

AMMKM ka bërë të ditur se opinioni publik do të njoftohet për zhvillimet e mëtejshme pas pranimit të raportit zyrtar nga organet e rendit dhe institucionet përgjegjëse.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë