Loading…

Agjencia turistike ‘FFK e Agim Ademit’: Të gjithë i çon në Katar për t’i qetësuar gjakërat

  • 11/01/2020 | 19:36

Agjencia turistike ‘FFK e Agim Ademit’: Të gjithë i çon në Katar për t’i qetësuar gjakërat

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll më datë 8 janar ka udhëtuar drejt Dohas së Katarit, atje ku nesër (e diel) do zhvillohet ndeshja miqësore Kosovë – Suedi, shkruan Gazeta Metro.


Por, përveç futbollistëve dhe stafit të Përfaqësueses, bashkë me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë udhëtuar edhe shumë figura tjera, e që kanë shfaqur pakënaqësi të madhe te klubet kosovare dhe opinioni i gjerë.

Si metodë e uljes së pakënaqësive të mëdha që krijuar kohëve të fundit, Presidenti i FFK’së, Agim Ademi, ka zgjedhur një numër të madh nga figurat e njohura të futbollit në Kosovë që t’i marrë me vete në Katar. Kjo po vlerësohet të jetë si një taktikë nga Ademi që t’i ‘blejë’ qëndrimet e këtyre personave, para zgjedhjeve që pritet të mbahen brenda shtëpisë numër një të futbollit kosovar.

Ndërkohë, Gazeta Metro mëson se krerët e klubeve kosovare janë takuar në Prishtinë, në një mbledhje ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me udhëheqësit e FFK’së.

Kryetar të Lidhjeve Rajonale të Futbollit si laz Mjaku – Regjioni i Ferizajit, Mirsad Çollaku – Regjioni i Prizrenit, Bakir Burri – Regjioni i Pejës, Naser Ajeti – Regjioni i Gjilanit e Bekim Rexhepi – ish Kryetar i Lidhjes Rajonale te Gjilanit janë parë në Doha.

Nga atje foto kanë publikuar edhe persona tjerë si Arben Zhjeqi, Lik Berisha, Erza Hasanaj e Doruntinë Fetahaj, të cilët si duket këtë shëtitje të siguruar nga Agim Ademi po e shfrytëzojnë edhe për ‘pushim qejfi’.

(Arben Zhjeqi – Lul Berisha).

(Lik Berisha).

(Doruntinë Fetahaj).

(Erza Hasanaj).

(Naser Ajeti – Muharrem Sahiti).

Në udhëtimin drejt Katarit nuk është asnjë përfaqësues nga klubet e Superligës, nga të cilat ka pasur edhe reagime të ashpëra, duke e cilësuar këtë si zhvatje nga Agim Ademi dhe ‘klika’ e tij. Shumë nga këta persona që kanë udhëtuar drejt Katarit nuk dihet se edhe çfarë punë kryejnë me futbollistët ose Përfaqësuesen e Kosovës.

Kujtojmë që akuza të tilla drejt FFK’së ishin bërë edhe në nëntor të vitit të kaluar kur Kosova zhvillonte ndeshjen në udhëtim te Republika e Çekisë dhe FFK përdorte standarde të dyfishta edhe për gazetarët.

Shumë nga gazetarët sportiv kishin siguruar udhëtimin dhe kishin udhëtuar drej Plzenit për më shumë se 24 orë me autobus, kurse një pjesë e kishte siguruar udhëtimin nga Agim Ademi dhe së bashku me futbollistët me aeroplan kishin udhëtuar drejt Çekisë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë