Loading…

AKP jep 20% për punëtorët e sindikatave shoqërore

  • 10/11/2016 | 09:50

AKP jep 20% për punëtorët e sindikatave shoqërore

AKP-ja ka bërë të ditur se do të shpëndajë 20%e fondeve për 462 punëtorë për 14 sindikata  shoqërore të vendit tonë, në bazë  të vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK).

“Pasi që janë krijuar kushtet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi që e rregullon çështjen e shpërndarjes së fondeve të 20 përqindëshit, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shpërndarjen e fondeve të 20 përqindëshit për punëtorët e kualifikueshëm të këtyre 14 ndërmarrje shoqërore dhe shuma e fondeve që është në procedurë të shpërndarjes kësaj radhe është 432 mijë e 427 euro e 90 cent. Nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 462 punëtorë që i kanë plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë në shpërndarje të 20 përqindëshit”, ka njoftuar AKP- ja.

Në  pajtim me Rregulloren 2003/13 (me ndryshime), bartja e këtyre fondeve do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Kjo agjenci deri tani ka shpërndarë  rreth 108 milionë euro dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 44 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore.
111

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë