Loading…
Agjenti i BIA’s që ofroi para për dëshmi kundër UÇK’së, merr pagë mujore pa punuar fare nga
  • 14/08/2019 | 11:58

Agjenti i BIA’s që ofroi para për dëshmi kundër UÇK’së, merr pagë mujore pa punuar fare nga

Takimi i Albin Kurti me Isa Mustafën, që dikur e quante Putin e tradhtar të Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta dhe një përplasje mes deputetes së PDK’së, Blerta Deliu-Kodra dhe asaj të VV’së, Albulena Haxhiu, shkruan Gazeta Metro.


Deputetja e Deliu ka deklaruar se të gjithë qytetarët janë dëshmitarë se çfarë gjuhe të urrejtjes dhe sulmeve ka ndodhur nga ana e VV’së ndaj Isa Mustafës dhe subjektit LDK.

Sipas tij kjo sjellje tani pas ca viteve është e çuditshme kur po flasin dhe takohen për një koalicion të mundshëm mes këtyre dy partive.

“Kur ka ndodhur votimi për demarkimin me Malin e Zi e kemi pasur një situatë skandaloze..Albulena e përmend këtu që ka koalicione të çuditshme. Ne jemi dëshmitar të asaj se çka kemi pa, jemi dëshmitar për gjuhën e çuditshme, gjuhën arrogante për atë që ka ndodhur para 2-3 viteve kur subjekti i Albulenës ka pasur një sjellje të patolerueshme konkretisht me zotërinë Isa Mustafa dhe kemi parë gjatë këtyre ditëve të fundit një takim, shtrëngim duarsh, kafe që edhe kjo për ne është e çuditshme sepse kur flitet për koalicione të çuditshme duhet të kthehemi pikë së pari tek vetja jonë”, ka thënë deputetja Deliu-Kodra, shkruan Insajderi.

Pas kësaj deklarate i menjëhershëm qe reagimi i deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ku tha se Vetëvendosje nuk bën koalicion me PDK’në dhe se sheh një Qeveri të ardhshme me LDK’në në koalicion qeverisës.

“Vetëvendosje nuk bën koalicion me PDK-në…Takimi i djeshëm nxiti shumë panik dhe unë nuk e kuptoj pse, një fotografi e Albinit me Isa Mustafën ngjalli aq shumë panik, po paramendo po të bëhet koalicion çka bëhet këtu. Prandaj po them që jemi treguar të hapur sa i përket LDK-së sepse konsiderojmë që opozita e vërtetë përbehet prej dy subjekteve më të mëdha në Republikën e Kosovës që është VV dhe LDK dhe kjo do të jetë qeverisja e ardhshme”, ka thënë Haxhiu.

Këto deklarata u thanë në debatin e organizuar me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë