Mbrojtësi i Bayern Munichut do e shtyjë nënshkrimin e kontratës me klubin e tij aktual për shkak të situatës ‘katotike’, sipas agjentit të tij, transmeton Gazeta Metro.
Kampionët aktualë të Bundesligës kanë bërë ndryshime të mëdha në strukturën e klubit, duke shkarkuar shefin ekzekutiv Oliver Kahn dhe drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic.
Për këtë arsye, agjendi i Alphonso Davies, Nedal Huoseh ka thënë se do të presë deri në vitin 2024 për të parë stabilitetin e Bayernit për të nënshkruar një kontratë të re.
“Është një kohë kaotike në Bayern Munich”, tha agjenti i Davies, Nedal Huoseh për gazetën gjermane BILD.
“Nuk jam i sigurt se çfarë po ndodh dhe me kë do të flasim. Duket se ka shumë paqëndrueshmëri dhe pasiguri për drejtimin e klubit. Real Madrid është një nga skuadrat e para që ka shprehur interesim për Davies në emrat e lojtarëve që synon të transferojë së bashku me Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe, raporton Sky News. Kanadezi i ishte bashkuar klubit të Bayernit në vitin 2018 dhe që atëherë pati një paraqitje të jashtëzakonshme, padyshim që mbrojtësi është objektiv edhe për klubet e tjera, gjë që mbetet për t’u parë në të ardhmen./gazetametro.net