Loading…
Agjenti i Mo Salah për të përditshmen spanjolle: Janë rrenca
  • 18/04/2019 | 12:36

Agjenti i Mo Salah për të përditshmen spanjolle: Janë rrenca

Gazeta spanjolle AS dje raportoi se ka zënka mes Mohamed Salah dhe Jurgen Klopp, agjenti i egjiptianit, Ramy Issa, i quajti gënjeshtarë e edhe pak më keq se aq, transmeton Gazeta Metro.


Gazeta AS shkruajti ylli egjiptian Mohamed Salah u ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit largimin nga klubi këtë verë, pasi që raportohej se kishte pasur zënka me trajnerin Jurgen Klopp.

Real Madridi kishte shprehur verën e kaluar interesim për Salahun dhe ata thuhet se janë duke e vëzhguar situatën e Mo Salah tek Liverpool, pasi që mund të bëjnë ofertë për transferimin e tij gjatë verës.

Agjenti i Salahut Ramy Issa shpejt reagoi për këto pretendime, duke thënë se ‘AS’ e ka trilluar këtë raport.

“Po flasin nga ‘AS’ përsëri, po e shoh”, shkroi Ramy Issa në median sociale Twitter, duke përqeshur emrin e gazetës dhe duke e lidhur me fjalën angleze ‘ass’, gomar në anglisht, thuhet edhe si fyerje, që i bie prapanicë.

Mediat sportive spanjolle dhe angleze nisin këso spekulime pasi Barcelona dhe Liverpool do të pëballen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Kontrata e Salahut me Liverpool është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023. Për të shkëputur kontratën e tij nga Liverpool FC duhet dhënë më shumë se 135 milionë funte britanike, mirëpo është e vështirë se do të pranojnë që të ndahen nga ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë