Loading…

Agjenti i Ronaldos qetëson tifozët: Zbulon të ardhmen e tij dhe raportet me Sarrin

  • 03/12/2019 | 14:26

Agjenti i Ronaldos qetëson tifozët: Zbulon të ardhmen e tij dhe raportet me Sarrin

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka konfirmuar se klienti i tij do të qëndrojë te Juventusi edhe në sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.


Në mediat portugeze së fundmi është raportuar që Cristiano Ronaldo do të largohet nga Torino, pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, Jorge Mendes në një intervistë për ‘Sport Mediaset’ ka siguruar tifozët se 34 vjeçari do të qëndrojë te kampioni italian edhe për sezonin e ardhshëm.

“Cristiano është lojtari më i mirë në historinë e futbollit botëror. Juve? Po, ai do të jetë në Juventus edhe vitin e ardhshëm” – tha ai.

Kishte disa raport me për përçarje midis Ronaldos dhe trajnerit, Maurizio Sarri, pasi ky i fundit e kishte zëvendësuar portugezin në dy ndeshje.

Por, Mendes i mohoi ato zëra duke pretenduar se klienti i tij është i lumtur që punon me ish trajnerin e Napolit e Chelseas.

“Si është ai me Sarrin? Ai është i lumtur” – tha Mendes.

Kujtojmë që Cristiano Ronaldo është bashkuar me Juventusin nga Real Madridi në verën e vitit 2018 për një shumë prej 117 milionë euro.

Që nga atëherë, sulmuesi porguez ka shënuar 35 gola në vetëm 59 paraqitje në të gjitha garat për ‘Zonjën e Vjetër’./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 11/12/2019 | 20:59
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë