Loading…

Agjenti Morabito me deklaratë fyese për Muriqin: E quan gomar

  • 08/06/2021 | 23:10

Agjenti Morabito me deklaratë fyese për Muriqin: E quan gomar

Agjenti Vincenzo Morabito ka dhënë një deklaratë mjaftë fyese drejtuar yllit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.


Për RAI 3, agjenti Morabito ‘thumboi’ keq drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, derisa dha deklaratë fyese drejtuar Muriqit, të cilin e quajti ‘gomar’, transmeton lajmi.net.

“Ai ka një vëlla që është në konsullin shqiptar në Stamboll dhe vendosi të paguajë 18 milionë euro për një lojtar që është absolutisht gomar”.

“Simeone Inzaghi me tha: Jam duke hequr flokët e mia këtu. Stefan Radu më thotë se mund të ndal Muriqin pa mbrojtëse në stërvitje sepse është shumë i dobët”.

“Muriqi… 18 milionë euro për Muriqin dhe janë pesë agjent të përfshirë në komision. E kam fjalën, 18 milionë euro janë shumë para për Lazion dhe ata e marrin këtë dështues”, deklaroi ai.

Muriqi ka qenë zhgënjyes këtë edicion duke kontribuar me dy gola dhe një asistim në 34 paraqitje në të gjitha garat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë