Loading…

AGK dënon sulmin ndaj dy gazetarëve në Veri, kërkon siguri

  • 09/12/2022 | 09:02

AGK dënon sulmin ndaj dy gazetarëve në Veri, kërkon siguri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka dënuar sulmin ndaj gazetarëve të Kallxo.com, në veri të Kosovës dhe ka kërkuar siguri për gazetarët, shkruan Gazeta Metro.


Në një njoftim për media, AGK ka thënë se është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, pas sulmit këtë mëngjes të një ekipi të Kallxo.com  në veri të Mitrovicës.

Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve, në afërsi të Shkollës Teknike.

AGK-ja e dënon fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit. /gazetametro.net

Sulmohen dy gazetarë në Veri, nga persona të maskuar

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë