Loading…

AGK e shqetësuar me mbylljen e dy seancave gjyqësore

  • 30/11/2016 | 13:01

AGK e shqetësuar me mbylljen e dy seancave gjyqësore

AGK, ka shprehur shqetësimin  për mbylljen e dy seancave gjyqësore  gjatë ditës së sotme, rasti ‘Mekaj’, si dhe rasti ‘Stenta’.

Përmes një komunikate për medie Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës,  kanë thënë se arsyetimi se salla është e vogël dhe se ka numër të madh të të akuzuarve paraqet arsyetim joserioz dhe të pa qëndrueshëm për gazetarët në vend.

“Shprehim kundërshtimin tonë me veprimet e papranueshme të sistemit të drejtësisë. AGK-ja ditë më parë kishte kërkuar nga gjykatësi i Gjykatës Themelore të Prishtinës Shasivar Hoti të rishikojë vendimin e tij për mbylljen për publikun dhe mediat të gjykimit në rastin e ish-kryetarit të Gjykatës se Apelit Salih Mekaj”, thuhet në komunikatë.

Ai pas AGK’së, sot është dëshmuar se ky institucion nuk është i interesuar që të respektojë parimet për transparencë.

“Kundërshtimin tonë nuk e ka marr parasysh as gjykatësja e rastit ‘Stenta’, Shadije  Gërguri.

AGK gjithashtu u bënë thirrje të dy gjykatësve të rasteve në fjalë si dhe Gjykatës Themelore që të ndërmarrin veprime të menjëhershme duke garantuar transparencë në drejtësi.

“Mungesa e transparencës në drejtësi krijon hapësirë për spekulime dhe motivon sinjalizuesit e brendshëm të rrjedhin dokumente nga gjykata. Për më tepër, këto vendime do të inkurajojnë të akuzuar të tjerë të kërkojnë mbyllje të seancave gjyqësore. Kështu, Themelorja ka krijuar precedent për fshehjen nga publiku të veprimeve të dyshuara kriminale të zyrtarëve të lartë”, shkruan në komunikatën për media.

AGK është poashtu përmes komunikatës shpreh zhgënjimin me prokuroret të cilët në vend se të kërkojnë gjykim publik për të dëshmuar punën e prokurorisë janë pajtuar me interesat e palës së të akuzuarve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë