Loading…

AGK: Prokuroria e Shtetit kërcënoi mediat

  • 04/12/2016 | 12:08

AGK: Prokuroria e Shtetit kërcënoi mediat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj siç thuhet në një kumtesë kërcënimit që prokuroria e shtetit iu ka bërë mediave sot, kur po zhvillohet procesi zgjedhor në Drenas.

“Paralajmërimi në formë kërcënimi nga ky institucion paraqet shqetësim serioz për mediat dhe gazetarët. Kërcënimi se “do të merren masa konkrete në rastet e dezinformimit apo informimit të rrejshëm përmes portaleve dhe rrjeteve sociale” është presion mbi mediat dhe qytetarët që të shprehen lirshëm, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

AGK e konsideron të papranueshme këtë qasje të Prokurorisë së Shtetit, ndërkohë që i bëjnë thirrje këtij instiucioni që të angazhohet më shumë në rritjen e bashkëpunimit me mediat si dhe krijimin e transparencës së nevojshme, raporton gazetametro.net

Asociacioni i Gazetarëve ka deklaruar se mbështet në punën e tyre kolegët gazetarë të cilët janë duke mbuluar zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit.

Ky deklarim erdhi pasi Prokurori i Shteti, ka angazhuar ekipin e prokurorëve të mjaftueshëm në komunën e Drenasit dhe të Prishtinës, së bashku me stafin mbështetës të udhëhequr nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, të cilët janë duke përcjellë të gjithë procesin zgjedhor për komunën e Drenasit./gazetametro.net

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë