Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të anëtarit të Vetëvendosjes Hysen Durmishi, i cili përmes një shkrimi në Facebook kishte thënë se kur partia e tij të vijë në pushtet do t`i ngrehë zvarrë mediat.
Sipas AGK-së, kjo deklaratë është e papranueshme për gazetarët dhe nuk duhej të vinte nga një anëtar i një subjekti opozitar dhe një personi që mban post të lartë publik.
AGK konsideron se mediat janë në shërbim të publikut dhe përkundër dilemave morale, publikimi i materialit ka qenë në interes të publikut.
Lexojeni reagimin e plotë:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim të thellë kërcënimin e anëtarit të Vetëvendosjes, Hysen Durmishi se kur partia e tij të vije ë pushtet do t’i ngrehë zvarrë mediet. Kjo deklaratë është e papranueshme dhe përbënë kërcënim serioz për komunitetin tonë .
Një deklaratë e tillë nuk do të duhej të vinte në asnjë rast nga një anëtar i një subjekti politik opozitar, si dhe nga një njeri që mban post të lartë publik.
Njëherësh konsiderojmë se përderisa mediet janë ne shërbim të publikut, përkundër dhimbjes dhe dilemave morale që shpërfaq publikimi i materialeve te tilla sensitive, transmetimi ka qenë në interes të publikut. Si rrjedhojë mediet kanë kryer punën e tyre duke i shërbyer këtij interesi.
Në këtë kohë të rëndë për familjen, kërkojmë nga të gjithë përfaqësuesit politik që të kenë kujdes në përdorimin e gjuhës pasi në asnjë formë përmes deklaratave të tilla nuk do të mund ta përmirësojnë situatën./gazetametro.net