Loading…

AGK’ja i reagon drejtorit të RTK’së, kërcënoi punëtorët

  • 08/02/2017 | 10:27

AGK’ja i reagon drejtorit të RTK’së, kërcënoi punëtorët

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga drejtori gjeneral i Radio Televizionit të Kosovës Mentor Shala, i cili përmes një statusi në Facebook ka ofenduar disa media dhe sindikatën e punëtorëve të RTK-së.


“I kuptoj plotësisht përpjekjet e KTV e RTV21 të cilat me rënien eventuale të RTK tentojnë ta marrin primatin në tregun medial transmetues, por nuk po i kuptoj disa ‘bakterie’ të RTK-së të cilët pa RTK-në as qentë nuk i hajnë, se si e harxhojnë tërë energjinë për me shkatërru RTK-në dhe atë duke kërkuar ndihmë nga politika!!!”, kishte shkruar Shala.

AGK konsideron se gjuha e përdorur në këtë status nga Shala, paraqet ofendim dhe kërcënim për punëtorët e mediumit publik. Gjuha ofenduese dhe denigruese e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së sipas AGK-së është e papranushme.

“AGK është njoftuar nga punëtorët e mediumit publik se ky reagim i z.Shala vjen pas takimeve të ndara që drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së kanë zhvilluar me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe me të gjitha grupet parlamentare lidhur me draftimin e ligjit per RTK-në dhe gjendjen e përgjithshme në Transmetuesin Publik”, thuhet në reagim të AGK-së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i rekomandon Bordit të RTK-së që si organ mbikëqyrës të distancohet nga fyerja e tillë.

Ndërsa sipas tyre, kuvendi e ka për obligim që të bëjë një zgjidhje të qëndrueshme për RTK-në, gjithmonë duke dëgjuar zërat e të gjithë akterëve relevant në këtë proces.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë