Loading…

Agon Maliqi për sondazhet, disa media kanë vendosur kredibilitetin e tyre në vijë të frontit

  • 20/01/2021 | 00:17

Agon Maliqi për sondazhet, disa media kanë vendosur kredibilitetin e tyre në vijë të frontit

Një sërë reagimesh ka ngritur një sondazh i publikuar në një television dhe i kryer nga kolegji Riinvest i Armend Mujës, ku së fundi ka aderuar në VV.

Madje e kanë konsideruar të pa logjikshëm, pa kurrfarë mbështetje shkencore dhe thjeshtë një mashtrim elektoral.

Analisti dhe opinionisti Agon Maliqi ka thënë se “disa media kanë vendosur kredibilitetin e tyre në vijën e parë të frontit” duke publikuar sondazhe të tilla.

Ky është postimi i plotë i tij:

Shpresoj që me këtë rast, fryma populiste dhe delegjitimuese ndaj institucioneve, që e ka karakterizuar opozitarizmin e derisotëm, mëson me i respektu sondazhet dhe votën qytetare si instrumente të demokracisë, edhe nesër kur u dalin numrat keq. Kompanitë e anketave dhe televizionet e kanë vendosur kredibilitetin e tyre në vijë të frontit dhe duhen përgëzuar për guximin, por edhe ta paguajnë koston e gabimeve. Ky është një zanat ku edhe gabohet, me ose pa qëllim, por edhe ku mund të zbulohet diçka që mund të duket kundërintuitive. Elita e deritashme politike me gjasë nuk është e vetëdishme për mllefin që e ka prodhuar me arrogancën dhe babëzinë e vet. Mbetem skeptik për thellësinë e ndëshkimit elektoral dhe për alternativën, por e kish pasë të veten edhe një përmbysje e përmasave historike, thjesht sepse kish me e shpërthy këtë fluskën populiste që po ushqen iluzione të rrezikshme. Mezi po e pres ditën kur ky popull, që krejt fajin do me ua lanë politikanëve që i ka zgjedh vet, do të zbresë më në fund në tokë nga qiejt moralizues dhe do ta shohë veten dhe Kosovën në pasqyrë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë