Loading…
Agon Misini i cili ishte në ISIS: Në Siri qëndrova në burg, kam dy gra
  • 21/04/2019 | 22:11

Agon Misini i cili ishte në ISIS: Në Siri qëndrova në burg, kam dy gra

29-vjeçari nga Vitia, Agon Misini i cili ka qenë pjesë e organizatës terroriste islamike ISIS, ka deklaruar se ka qëndruar për dy vite në burg në Siri, transmeton Gazeta Metro.


Misini kishte qëndruar dy vjet në burgim në Siri, pasi ishte dorëzuar tek autoritet vendase për t’u rikthyer në Kosovë.

Në dosjen e Prokurorisë së Shtetit tregohet se 29-vjeçari nga Vitia, ka dy bashkëshorte, 1 fëmijë me gruan e parë, kurse përkujdeset edhe 4 fëmijë e tjerë të cilët i ka gruaja tjetër me një burrë tjetër, transmeton Gazeta Metro.

Ndërkaq, 3 të dyshuarit për pjesëmarrje në organizata terroriste, Arijan Kryeziu, Visar Qugovci dhe Agon Misini, janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Gjykata e Prishtinës mori vendim që ndaj tyre të caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë