Loading…

Në institucionet publike ka edhe shembuj të mirë

  • 01/11/2016 | 21:28

Në institucionet publike ka edhe shembuj të mirë

Drejtori i institutit GAP, Agron Demi në një postim në rrjetin social Facebook ka lavdëruar punën e dy zyrtarëve që mbajnë poste publike, duke thënë se në këtë kohë të qeverisjes së keqe me plot dështime dhe neglizhencë në punë, ka edhe të atillë që me përkushtim dhe punë të mirë kanë arritur të bëjnë ndryshime rrënjësore në institucionet ku punojnë.

Demi ka përmendur drejtorin e Administratës Publike në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushin, i cili sipas tij, ka shkurtuar kohën e shërbimeve për qytetarët në më pak se 30 sekonda, ka instaluar GPS në veturat zyrtare dhe arritje të tjera.

Ai gjithashtu pati fjalë të mira edhe për asambleistin e PDK-së në Kuvendin Komunal të Drenasit, Xhavit Drenorin, për të cilin tha se po i dëgjon vazhdimisht ankesat e qytetarëve dhe po sigurohet që punëkryesit e kontraktuar nga komuna t’i respektojnë kontratat me komunën.

Më poshtë postimi i plotë: 

“Në këtë kohë të qeverisjes së keqe, me plot dështime, neglizhencë të punës e korrupsion, po i harrojmë ata të cilët postin publik e kanë marr me përkushtim dhe me punën e mirë të tyre kanë arrit me ba ndryshime rrënjësore në institucionet ku janë angazhuar.

Janë së paku dy shërbyes publik të cilët në këtë mandat kanë bërë punë të jashtëzakonshme:

Muhedin Nushi, Drejtor i Administratës Publike në Komunën e Prishtinës, i cili ka arrit të bëj revolucion në shërbimet publike, duke instalu praktikën e nxjerrjes së certifikateve për më pak se 30 sekonda në kioskat e komunës; vendosjen e matësve të ndotjes së ajrit (diçka që Ministria e Mjedisit nuk po arrin ta bëj për shumë vite); dixhitalizimin e shërbimit të inspekcionit; dhe vendosjen e GPS në veturat zyrtare të komunës (diçka që MAP nuk po arrin ta bëj tani e 15 vite).

Xhavit Drenori, asambleist i PDK në Kuvendin Komunal të Drenasit, i cili në vend se të ankohet se kompensimet e asambleistëve janë të ulëta, ashtu siç bëjnë 99% e asambleistevë në të gjitha komunat, ai e kryen rolin e tij ashtu siç do të duhej ta kryente secili përfaqësues i qytetarëve: duke u taku me zgjedhësit dhe duke i informu për punën e komunës; duke ngrit çështje të cilat shpesh bien ndesh edhe me partinë të cilën e përfaqëson; duke dërgu shkresa tek institucionet qendrore; e deri tek aty sa edhe ka ngrit disa padi për mos përfundimin e punëve konform kontrates nga punëkryesit e angazhuar nga komuna, si dhe padi kundër fabrikës Ferronikeli për ndotje të ambientit dhe dëmtim të shëndetit (e cila është gati të parashkruhet si pasojë e neglizhencës së gjykatave).

E ka edhe shumë të tjerë, puna e të cilëve nuk po vërehet, ngase shembuj e këqij, po i mbulojnë ata të mirët.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]t
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë