Loading…

Agron Dida shpjegon se sa i rëndësishëm është kodi +383

  • 15/11/2016 | 15:18

Agron Dida shpjegon se sa i rëndësishëm është kodi +383

Eksperti i telekomunikacionit  Agron Dida, e sheh si shumë pozitive marrëveshjen për kodin telefonik. Dida tha mbrëmë në emesionin Interaktiv se Kosova ka vuajtur shumë për mungesë të një kodi të tillë, dhe se kjo mungesë ka shkaktuar humbje të mëdha direkte duke iu paguar shteteve të tjera siç është Monako.

Me tej Dida tha se kodi nuk ka rëndësi teknike, por është një përparësi e madhe për Kosovën, sepse shteti jonë tash e tutje do të identifikohet me kodin e vet.

Ai gjithashtu sqaroj se marrëveshja është e tillë për arsye se Kosova ende nuk është pjesë e OKB dhe qe ende nuk e njohin si shtet pesë vende pjesëtare të BE’së, dhe kjo marrëveshje mund të duket si e pazakontë mirëpo kjo nuk ka rëndësi sepse është formalitet. Dhe se kjo është e vetmja mënyrë për momentin, transmeton gazetametro.net.

Kur u pyet se a do jetë ky kod nën administrimin dhe pronësinë e Serbisë, Dida tha se nuk është e vërtetë, kodi telefonik nuk mund të administrohet dhe nuk mund të jetë pronësi e shtetit Serb, sepse realiteti dhe faktet flasin ndryshe në teren, dhe se kjo është marrëveshje ndërkombëtare me mbështetjen e BE’së dhe se Serbia nuk mund ta ndryshoj këtë.

Në marrëveshje është edhe licencimi i Telekomit serb për të operuar në Kosovë, por ky koncesion siç e quan Dida tha se do jetë vetëm për dy vite për telafona mobil, dhe tha se ky është i vetmi ‘lëshim’ i Kosovës në këmbim të ecjes para me kodin e ri telefonik, dhe se kjo s’ka ndonjë dëm për Kosovën sepse përveç që do ta ketë territorin e caktuar të veprimit gjithashtu do të ketë konkurencë nga operatorët e Kosovës edhe në atë pjesë ku do të operoj Telekomi i Serbisë.

Dida përfundon duke thënë se ky është kod shtetëror dhe s’ka si të jetë ndryshe. Dhe kjo marrëveshje dhe ky sukses është meritë ekskluzive e BE’së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë