Loading…

‘Ahmet Isufi me nipin’: Zyrtarët e AAK’së tallen keq me punësimet familjare të VV’së

  • 05/06/2021 | 14:18

‘Ahmet Isufi me nipin’: Zyrtarët e AAK’së tallen keq me punësimet familjare të VV’së

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, është tallur me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, që sipas Ministres Albulena Haxhiu, e ka takuar nipin e tij vetëm një herë në 50 vjetët e fundit, shkruan Gazeta Metro.


Muharrema Nitaj ka publikuar një foto në Facebook ku shihet zyrtari i AAK’së, Ahmet Isufi bashkë me ish-ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.

Sipër kësaj fotoje, Nitaj është tallur duke shkruar se Isufi e ka takuar nipin e tij.

“Ahmet Isufi takim te perzemert me Nipin 🤣”, ka shkruar Nitaj.

Ndryshe, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se e ka pyetur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin se çfarë marrëdhënie familjare ka ai me Gëzim Tosuni, i cili pritet ta monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Haxhiu bëri të ditur se Bislimi i ka treguar se në 50 vjetët ndoshta e ka takuar një herë.

“E pyeta për kureshtje tha se ndoshta në 50 vjetet e fundit ndoshta e kam takuar njëherë, Nuk e mbaj në mend se çfarë e ka”, tha ajo në Kanal10. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë