Ish Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar ministrin e financave, Hekuran Muratin, për bllokimin e fillimit të ndërtimit të 4 shkollave në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.
Ahmeti ka thënë se procesi për ndërtimin e shkollave është filluar më 2017 pa u vonuar asnjë minutë.
Ai ka thënë se s’mbetet gjë për këtë punë përpos pesë minutave për të filluar ndërtimi i tyre.
Këtu keni statusin e tij të plotë.
“LDK paska votuar kundër kredisë ndërkombëtare me Bankën Botërore për reformen e sistemit social.
Hekuran Murati paska me fol me drejtorin e Bankës Botërore në regjion në ora 16 për të parë si të zhbllokohet dhe shpëtohet procesi.
Mirë është në takim ministri Murati me fol edhe për 3+1 shkollat në Prishtinë që i ka bllokuar që 1 vit përkundër faktit që kemi përfunduar krejt edhe nënshkrimin e kontratës. Kjo marrëveshje me IFC/BankëBotërore do të zhbllokohej për pesë minuta nga Murati duke përcjellë rekomandimet e zyres së vet ligjore.
Kemi filluar procesin ne 2017 dhe asnjë ditë se kemi vonuar. Është gjynah me i lënë 4 lagje pa shkollat më të mira në Kosovë (sofali, mat, qendresa dhe arbëri). Pra ska met gjë vec pesë minuta dhe fillon Lopata e pare”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook. /gazetametro.net