Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka shprehur pakënaqësinë për punën në QKUK.
Këtë ai e ka bërë përmes një shkrimi në Facebook ku ka thënë se të gjitha rastet në QKUK për rentgen po dërgohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe po ngarkojnë punën e kësaj Qendre.
Ahmeti thotë se kjo do të vështirësohet edhe më shumë pasi që Qeveria e Kosovës ka shkurtuar dhe kufizuar buxhetin, transmeton gazetametro.
Për shkak të kësaj Ahmeti thotë se QKMF do t’i kufizojë shërbimet për qytetarët e komunave tjera.
Shkrimi i tij i plotë:
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës QKUK, që nga e hëna nuk po punojnë aparatet e rentgenit. Të gjitha rastet po dërgohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Komunës së Prishtinës.
Qeveria po na thotë se ne i kemi vetëm 197 mijë banorë dhe buxhetin e shëndetësise na e kufizon vetëm për 197 minë banorë, shërbimet e veta përmes QKUKit nuk i ofron dhe të gjithë pacientët nga e krejt Kosova na i dërgon me këtë buxhet në QKMF ku fatmirësisht shërbimet funksionojnë edhe në nentor edhe në dhjetor dhe me cilësi të lartë.
Edhe pse kemi dëshirë ti ndihmojmë çdo pacienti do të jemi të detyruar që shumë shpejtë për shkak te shkurtimeve dhe kufizimeve buxhetore nga qendra ti kufizojmë shërbimet për qytetaret e komunave tjera./gazetametro.net