Loading…

Ahmeti e pranon se koalicioni me AAK’në është punë e kryer

  • 19/08/2019 | 11:15

Ahmeti e pranon se koalicioni me AAK’në është punë e kryer

Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti, ka pranuar se koalicioni me AAK’në do të arrihet pas mbledhjes së Këshillit të partisë që ai drejton, shkruan Gazeta Metro.

Ameti ka pranuar se pas mbledhjes së Këshillit të PSD’së, do të mbahet një takim me kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj.

Ai ka pranuar se qëndrimet e PSD dhe AAK janë të përafërta dhe kanë rënë dakord për kushtet që ata kërkojnë në listën zgjedhore.

“Ne sot kemi mbledhje të Këshillit ku do të diskutojmë, kemi përafërime me qëndrimet AAK’në sa i përket politikave dhe kushteve që ne kërkojmë, kjo hap rrugë për bashkëpunime….varësisht prej mbledhjes së Këshillit besoj se po”, është përgjigjur Ahmeti në pyetjen se a do të ketë takim me Ramush Haradinajn për arritjen e një marrëveshje, shkruan Gazeta Metro.

Kujtojmë se Metro ka raportuar edhe më herët se koalicioni PSD-AAK do të arrihet mes këtyre dy partive./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë