Loading…

Ahmeti fajëson institucionet për sulmin ndaj Xharrës

  • 13/05/2017 | 11:20

Ahmeti fajëson institucionet për sulmin ndaj Xharrës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka fajësuar institucionet e drejtësisë për sulmin ndaj Xharrës, ku siç ka thënë ai këto institucione nuk funksionojnë jo rrallë herë.


“Shoqëritë e lira ekzistojnë jo vetëm për shkak të akteve ligjore që i bëjnë të tilla por edhe për shkak të funksionimit të institucioneve. Qe një kohë në Kosovë institucionet e drejtësisë jo rrallë nuk funksionojnë, e shpesh me qëllim. Në anën tjetër kjo u jep hapësirë disave të spekulojnë, shpesh me qëllim të qartë”, ka shkruar në Facebook, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Me tej Ahmeti ka thënë se “Sulmet fizike te fundit, si rasti i Arbana Xharrës mbrëme janë të dënueshme dhe janë të papranueshme.Përderisa institucionet qëllimisht apo jo qëllimisht (s)përfundojnë punën, ne do të mbesim shoqëri e lirë në letra e shumica në dënime në facebook. Hetimi i të gjitha rasteve të sulmeve, kërcënimeve e krimeve të tjera është i domosdoshëm për shërimin e kësaj shoqërie.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë