Loading…

Ahmeti i ashpër me FFK’në: Vizita e Infantinos nuk i amneston keqpërdorimet, ai erdhi për të lobuar për vete

  • 30/09/2022 | 19:31

Ahmeti i ashpër me FFK’në: Vizita e Infantinos nuk i amneston keqpërdorimet, ai erdhi për të lobuar për vete

Ish-zv/sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti, është deklaruar sot pas vizitës së të parit të FIFA’s, Gianni Infantino. Ahmeti e pa më ndryshe ardhjen e tij në Kosovë, duke e lidhur me lobin që po e bën për të fituar edhe një mandat në krye të FIFA’s, shkruan Gazeta Metro.


Arianit Ahmeti e pa vizitës e Infantinos si përpjekje për të siguruar votat në mënyrë që të qëndrojë si i pari i shtëpisë së futbollit në botë edhe për një mandat. Për këtë, ai përmendi edhe vizitat e zviceranit në Shqipëri, San Marino, Xhibut e vende të tjera.

“Presidenti aktual i FIFA-së, si duket ka nisur vizitat në pothuajse të gjitha shtetet anëtare për të lobuar edhe për një mandat si i pari i shtëpisë së futbollit botëror”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Ai tha se të paktën në Shqipëri u inagurua shtëpia e futbollit, ndërsa në Kosovë asgjë.

“E njejtë është arsyeja edhe e vizitës në Kosovë, mirëpo duket se do të jetë më e varfër pasi që nuk ka asnjë projekt që do të inaugurohet e asnjë gurëthemel për ndonjë projekt të nisur”, tha Ahmeti.

Ai pastaj u sigurua të kritikojë udhëheqjen e Federatës: “Këto vizita nuk e amnestojnë udhëheqjen e FFK-së për ngecjet, degradimet, skandalet si dhe rezultatet skajshmërisht të dobëta në aspektin sportiv, që kanë bërë deri më tani nën menaxhimin e tyre.”

Më poshtë mund të gjeni shkrimin e plotë të Arian Ahmetit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë