Kryetari i Prishtinës dhe i PSD’së, Shpenf Ahmeti ishte dje në zonën ‘VIP’ të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për të parë ndeshjen. Këtë zonë e mbipopulluan politikanet e krerët e tjerë të lartë, transmeton Gazeta Metro.
Edhe pse Federata e Futbollit të Kosovës, e sekretari i saj Eroll Salihu i ka kritikuar politikanët, kryetari thotë se për këtë ndeshje ftesën e ka marrë pikërisht nga FFK’ja.
“Federata dërgon disa ftesa për mysafirë dhe për çdo lojë të Kosovës unë marr ftesë”. ka thënë Ahmeti për Insajderin.
Për mundësinë që të gjithë biletat VIP në të ardhmen të bëhen me pagesë, siç deklaroi Salihu, kryetari i Prishtinës tha se kjo i takon Federatës.
“Ato i takojnë FFK-së për ta organizuar sipas rregullave të UEFA-s. Nuk kam informata se sa VIP i kanë por çdo gjë që mendojnë Federata , ata e dinë më së miri. Për ne nuk ka ndonjë problem”, ka thënë Ahmeti.
Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka konfirmuar për Insajderin se Ahmeti ka shkuar në stadium me ftesë të Federatës.
Ankesa Salihu thotë se ka për tribunën VIP, dhe për disa përfaqësuses të institucioneve që hyjnë pa pagesë në tribunën VIP. Ai ka kritikuar edhe sjelljen e tyre në stadium.
Më herët, Salihu ka thënë se “Ka shumë shpenzime për VIP, shumë instuticione lajmërohen për bileta dhe ne nuk mundemi të vazhdojmë kështu. Po mendojmë ta gjejmë një zgjidhje”./gazetametro.net