Loading…

Ahmeti ia kthen Djuricit: Jam krenar me bashkëkombësin tim, Novak Djokovic

  • 05/01/2022 | 18:18

Ahmeti ia kthen Djuricit: Jam krenar me bashkëkombësin tim, Novak Djokovic

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka reaguar në rrjetin social Twitter ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, i cili në një “përplasje” me ish-ambasasdoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun, e ka quajtur “bashkëkombëse” këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa.


Në reagimin e tij, Shpend Ahmeti ka deklaruar se është krenar me tenistin serb nga Zveçani, Novak Gjokoviq.

“Duke lënë mënjanë komentet urrejtëse, jam shumë krenar për bashkëkombësin tonë të dashur, Novak Gjokoviq, pasi që edhe ju konfirmuar se ai është nga Zveçani, edhe pse ai mund të mendojë ndryshe në çështjet politike dhe vaksinat. P.S. Mënjanë shakatë z.Gjuriq, postimet në Twitter janë shaka”, ka shkruar Ahmeti, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i lojtarit serb të tenisit, Novak Gjokobiq, se i është dhënë leja për të garuar në “Australian Open” pa dëshmuar se është vaksinuar, i përplasi Vlora Çitakun dhe Marko Gjuriqin.

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerët”, shkroi nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në Twitter.

Duke reaguar, Gjuriq e akuzoi Çitakun për gjuhë të urrejtjes në baza etnike e në fund në debat e përfshiu edhe Dua Lipën, të cilën e quajti “bashkëkombëse”.

“Duke lënë komentet urrejtëse anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, ka përfunduar Gjuriq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë