Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka rekomanduar bordit të drejtorëve në ndërmarrjes ‘Stacioni i Autobusëve’, që biletat për hyrjen në stacion prej 10, 50 cent dhe 1 euro të hiqen nga e martja.
Komuna i ka rekomanduar bordit të kësaj ndërmarrje që ta shfuqizojë vendimin paraprak për tarifat 10 cent, 50 cent dhe 1 euro me të cilat ngarkoheshin qytetarët në hyrje të stacionit, njofton gazetametro.net.
Ky vendim pritet që të ndodhë nga e martja e javës së ardhshme, ku pagesa do ti bartet kompanive, pra qytetarët paguajnë njëjtë biletën e autobusit si më herët, kurse kompania paguan tarifën.
Kujtojmë se për këtë vendim kishte pasur protesta dhe greva nga kompani të ndryshme të autobusëve, kurse vendimi për vendosjen e kësaj tarife kishte ardhur në shtator të vitit 2017./gazetametro.net