Loading…

Ahmeti kritikon Kurtin: Vaksinat kineze s’janë të dëmshme, shpjegimi yt nuk është i duhuri për jetët e humbura nga COVID-19

  • 07/04/2021 | 23:36

Ahmeti kritikon Kurtin: Vaksinat kineze s’janë të dëmshme, shpjegimi yt nuk është i duhuri për jetët e humbura nga COVID-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një shkrimi në Facebook, Ahmeti ka treguar se Kina ka katër prodhues të vaksinave anti-Covid dhe njëra nga to është ndër më të shtrenjtat në botë për rreth 36 dollarë për dorë dhe sipas tij, ato përndryshe nga Pfizer dhe Moderna, përdorin virusin e vdekur për të shkaktuar reagim të imunitetit të trupit.

Sipas Ahmetit, AstraZeneca funksionon ngjashmërisht me vaksinat kineze, e sipas tij arsyet përse shtetet po hezitojnë për t’i marrë vaksinat kineze është se vetëm njëra nga to i ka publikuar rezultatet e testimeve.

“Arsyetimi i qeverisë se nuk marrim vaksina kineze ishte se nuk është e aprovuar nga EMA – Agjencia Evropiane e Medikamenteve dhe te ne ligji e thotë se nuk mund të importojmë të tilla. E para, 38 përqind e të vaksinuarve në Hungari (BE) kanë marr vaksina kineze ndërsa Republika Çeke vecse ka porositur sasi. Polonia do të jetë shteti i tretë. Se çka thotë Ligji e dijmë por edhe se kjo qeveri ka fuqi me ndryshu ligje e dijmë. Nuk i përmenda shtetet tjera si Meksiko e Turqia sepse tek ne nuk merren për bazë”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje ai tha se në situatën që ndodhet Kosova është vështirë me arsyetu zgjedhësin.

“Nuk po them se duhet të blejmë vaksina kineze, por në situatë lypësi vështirë është me arsyetu zgjedhësin. Nuk besoj se Turqia me Një ndër sektorët më të fortë shëndetësor në botë do të rrezikonte stafin e vet mjekësor me 3 milion te vaksinuar punëtorë shëndetësor. E Hungaria, Çekka e Polonia edhe më pak. E SHBA asnjëherë nuk ka thënë se askush nuk duhet ti blejë ato. ShBA deri në qershor do të ketë vaksina sa për krejt popullatën”, ka thënë Ahmeti.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Kina ka katër prodhues të vaksinave kundër covidit. Biles, ajo e prodhuar nga Sinovac është ndër më të shtrenjtat në…

Posted by Shpend A. Ahmeti on E mërkurë, 7 April 2021

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë