Loading…

Ahmeti, Kurtit: Ec dil në debat me mua

  • 07/11/2018 | 21:06

Ahmeti, Kurtit: Ec dil në debat me mua

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe njëherësh i PSD’së, Shpend Ahmeti, e ka thirrur në debat publik liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.


Shpend Ahmeti ka thënë se është i gatshëm për debat me Kurtin sepse nuk ka çfarë të fsheh, transmeton gazetametro.net

Ai ka thënë se për gjendjen në Prishtinë nuk e kanë falin drejtorët e VV’së por Albin Kurti.

“Jam i gatshëm për debat. Do të vi absolutisht s’kam çka fshehi me këtë punë. Është gjynah që VV-ja mu përfaqësu prej Egzonit, Emanit që nuk kanë qenë fare të përfshirë në qeverisje, dhe nuk e dinë fare qa do të thotë qeverisja”, tha fillimisht Ahmeti në Rubikon.

“Albini e disa tjerë nuk e folin asnjë fjalë. E qet Bislimin me dalë me më shajt. Unë kam qenë aty dhe e di si funksionojnë. Përgjegjës janë kreu dhe rrethi i ngushtë i VV-së dhe përgjegjës jam unë. Nëse duan ballafqim dhe diskutim, kjo do të ishte mënyra më e mirë. Jam i gatshëm”, tha Ahmeti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë