Loading…

Ahmeti më në fund pranon të dal para gazetarëve (Video)

  • 30/03/2017 | 19:03

Ahmeti më në fund pranon të dal para gazetarëve (Video)

E plotësuar: 

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i jep fund heshtjes rreth Jahtës sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ që transmetohet në RTK në orën 20:15. 


Në intervistën për Jeta Xharrën, kryetari i Prishtinës foli për raportimet se ka qëndruar në një Jahtë të përfolur se i përket një biznesmeni nga Kosova.

Çka ka ndodhur me të vërtetë në Jahtën e shtrenjtë, për të cilën kanë raportuar tabloidet online?

A është apo nuk është e hijshme me pi kafe, në një jahtë të shtrentë, në prani të personave të akuzuar për shpërdorime, keqpërdome e privatizime të paligjshme, një kryetar i cili ka ardhë në pushtet duke premtuar se nuk do të pasurohet në kurriz të popullit?

Çka ka ndodhë me ndërtimin ilegal, me ndërtimin legal e çka ka ndodhë me ndërtimin e egër me leje në Prishtinë?

A po kemi ujë, a s’po kemi ujë?

Çka po ndodhë me shkollat në Prishtinë?

Ndiqeni intervistën me Shpend Ahmetin.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet sonte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të nesërmen në mesditë.

__________________________________________________________________

Pas gjashtë ditësh pasi Gazetametro.net ka publikuar fotot e tij në jaht, Shpend Ahmeti duket se ka pranuar të flasë për këtë temë.

Ai sonte në ora 20:10 do ta ketë një intervistë me gazetaren Jeta Xharra.

Paralajmërimi i kësaj interviste është bërë nga vet Ahmeti në faqen e tij në Facebook./gazetametro.net

17690774_10211844699144124_2145645633_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë