Loading…

Ahmeti në hall: Kujt t’i drejtohem më që të kryhen pagesat nga 170 euro për punëtorë

  • 03/07/2020 | 19:42

Ahmeti në hall: Kujt t’i drejtohem më që të kryhen pagesat nga 170 euro për punëtorë

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se më nuk po di kujt t’i drejtohet për pagesa nga  170 euro për punëtorët, shkruan Gazeta Metro.


Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti vazhdimisht ka bërë thirrje që të zbatohet kjo pako në tërësi. Ahmeti thotë që nuk din kujt të i apelojë për këtë çështje.

“Spo di mo kujt me i apelu për këtë çështje! Kur të ballafaqohemi me krizë socio-ekonomike në vjeshtë do të jetë vonë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

170 milion ka qenë pakoja emergjente fiskale e qeverisë Kurti. Por edhe ajo pako nuk është paguar në tërësi për shkak se nuk ka pas autorizim të Kuvendit.

Për me u pagu pjesa tjetër duhet me kalu rishikimi i buxhetit. E si duket prapë nuk ka vota në Kuvend. Për rimekembjen ekonomike po punojnë ekspertët. Deri më tani hapësira e këtij diskutimi në publik minimale. Në debate, më përpara analistët po diskutojnë politikat Amerikane karshi Rusisë se sa për temat jetike si nje pagesë 170 euro për punëtorë.

S’po di mo kujt me i apelu për këtë çështje! Kur të ballafaqohemi me krizë socio-ekonomike në vjeshtë do të jetë vonë.

Ekonomia, ekonomia dhe ekonomia./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë