Loading…

Ahmeti në mesin e 28 njerëzve më me ndikim për vitin 2017

  • 07/12/2016 | 09:03

Ahmeti në mesin e 28 njerëzve më me ndikim për vitin 2017

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është zgjedhur në mesin e 28 njerëzve që më së shumti kanë mundësi që të formësojnë apo dikojnë në vitin 2017, sipas Politico.eu.

Profili i tij në këtë faqe përshkruhet si njeri i cili po zhvillon një betejë për të siguruar shërbime publike bazike, si trasnsporti publik, uji i pijshëm, mbledhja e mbeturinave, dhe sigurimi i ngrohjes për shkollat, spitalet dhe shtëpitë në kryeqytet.

Qeverisja e Ahmetit, i cili vlerësohet këtu si njëri nga opozitarët kryesorë të vendit, shihet si një shembull se si duhet qeverisur.

Punën e Ahmetit ata e shohin si mjaft të rrezikshme duke pasur parasysh që është kundër një strukture të tërë politike të udhëhequr nga Hashim Thaçi. Aty përmenden edhe dosjet e dërguara në prokurori nga Ahmeti, e të cilat nuk janë shqyrtuar./gazetametro.net

shpend-ahmeti

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë