Loading…

Ahmeti një pyetje deputetëve për rastin Dehari

  • 24/11/2016 | 16:39

Ahmeti një pyetje deputetëve për rastin Dehari

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një publikimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj kërkesës që ka bërë Parlamenti Evropian për hetim të pavarur të rastit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Ai tha se deputetët të cilët hezitonin ta jepnin nënshkrimin për debat në Parlamentin e Kosovës rreth rastit Dehari arsyetoheshin se po presin institucionet e Drejtësisë që ta përfundojnë punën e tyre, ndërkohë që kërkesa e ministres së Drejtësisë drejtuar autoriteteve policore angleze për hetim të rastit në fjalë u refuzua.

“E tash Sylë Hoxha si duket e përfundoi apo së paku po mendon se e përfundoi. Ministria e Drejtësisë tha se pas refuzimit të Scotland Yard nuk po dijnë se çka munden me bo më. Ministri i Punëve të Brendshme as që e ka përmend”.

“Tash ata deputetë a munden me nënshkru pasiqë kanë përfunduar punën këto institucione të varura? apo ende nuk po dojnë me fol? P.S. Parlamenti Evropian miratoi në rezolutë edhe kërkesën për hetim të pavarur”, ka thënë Ahmeti.  /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë