Loading…

Ahmeti nxjerrë Kodin Etik të FIFA’së, ‘ja pse Agim Ademi nuk duhet të jetë kryetar i FFK’së’

  • 24/01/2023 | 11:19

Ahmeti nxjerrë Kodin Etik të FIFA’së, ‘ja pse Agim Ademi nuk duhet të jetë kryetar i FFK’së’

Ish-zëvendës/sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Arianit Ahmeti ka treguar arsyen pse ‘Agim Ademi nuk duhet të jetë kryetar i FFK’së’, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka përmendur udhëzimin administrativ të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për kushtet, kriteret dhe proceduarat e themelimit, licencimit dhe ri-vlerësimit të federatave dhe organizata sportive.

Në nenin 14 pika 2.14 në këtë udhëzim thuhet se ”statuti i federatës duhet të jetë në harmoni me dispozitat e Ligjit për Sport, Ligjit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, statutin e federatës ndërkombëtare respektive dhe aktet e tjera të federatës ndërkombëtare si dhe me Statutin e Komitetit Olimpik të Kosovës për federatat që themelohen dhe organizohen në degë sportive që janë sporte olimpike.”

Pra, në këtë rast siç mund ta kuptojmë Federata e Futbollit të Kosovës duhet të jetë në harmonizim me Kodin Etik të FIFA’së.

Ahmeti në emisionin ‘Kampionët’ në Kanal10 javën e kaluar theksoi se Kodi Etik i FIFA’së kërkon që të gjitha federatat të sigurohen që askush të mos jetë i involvuar në menaxhimin e klubeve dhe federata nëse ata persona janë nën aktakuzë (ndjekje).

”Në Kodin Etik të FIFA’së në pikën 1 të nenit 71 thotë të gjitha federatat janë të obliguara të harmonizojnë kodet e tyre disiplinore me këtë kod. Pika 2 thotë se të gjitha federatat të sigurohen që askush të mos involvohet në menaxhimin e klubeve edhe federatave po ashtu nëse ata persona janë nën aktakuzë (ndjekje) për vepra të cilat nuk janë të vlerësueshme për pozitën, funksionin që mbajnë ose janë të dënuar për vepër penale në pesë vitet e fundit,” ka thënë ai.

Kodin Etik të FIFA’së, Arianit Ahmeti e përmendi edhe të dielën në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini ku u pyet nga përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Afrim Tovërlani që nëse ”është një rast i hapur pa aktvendim të prerë a është njeri gabim apo jo?”

”Ky po thotë (Kodi Etik) jo Arianit Ahmeti, neni 71 ky po e thotë. Ky po ia mundëson një personit të përveçëm i cili është ndesh me këtë Kod me këtë nen,” u përgjigj ish-zëvendës/sekretari i FFK’së.

Në anën tjetër, kujtojmë se Agim Ademi akuzohet se së bashku me Muharrem Ramën më 2012 e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke i kërkuar atij para në vlerë prej 30 mijë euro ose një veturë luksoze “BMW X5”.

Rreth kësaj akuze kryetari i FFK’së më 7 nëntor të vitit të kaluar kishte deklaruar se është i pafajshëm.

Ademi së bashku me Ramën ishin shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 korrik 2019, për veprën penale detyrim në tentativë. Ai ishte dënuar nga shkalla e parë me nëntë muaj burg efektiv, kurse Rama me një vit burg efektiv.

Mirëpo, Gjykata Supreme në korrik të vitit 2020 kishte vendosur që lëndën ta kthejë në rigjykim në shkallën e parë, pasi mbrojtësit e të akuzuarve i ishin drejtuar me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë Gjykatës Supreme. /gazetametro.net

Paralajmërohet janar i ‘nxehtë’ për Agim Ademin, opozita ‘godet’ kryetarin e FFK’së: Është duke propaganduar

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë