Pas publikimit të fotove nga Gazeta Metro, ku kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti shihet në jahtin e Devollëve në Budva të Malit e Zi, atij i janë dashur 6 ditë që ta pranojë këtë.
Ahmeti në intervistë në emisionin Jeta në Kosovë, ka thënë fjalë tjera nga ato në këto gjashtë ditë që nga publikimi i fotove nga Gazeta Metro të shtunën në mbrëmje.
Ai më në fund e ka pranuar që ka qenë në jahtë. Ahmeti thotë se në Jahtë e ftuan disa miq, dhe hyri për ta pirë një pije. Kryetari Ahmeti, ndër të tjera e pranon se aty ishte prezent edhe Blerim Devolli.
Ahmeti në intervistë ka qenë kontratiktorë duke thënë pranon të qeraset me pije në jahtën e Blerim Devollit, por do të kërkojë hetim ndaj tij për keqpërdorime të caktuara. /gazetametro.net