Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka kritikuar organizimin e mbrëmshëm për ‘’Darkën e Lamës’’ derisa masat rreth pandemisë vazhdojnë të jenë në funksion, shkruan Gazeta Metro.
Ahmeti, përmes një postimi në Facebook tha se kjo darkë u organizua me 100 mysafirë në mes të masave, e në kohën e ngritjes së çmimeve.
‘’ Me karriga të sanës (kashtes) e sofra, në Emerald,
në masa të pandemisë, me rreth 100 mysafirë,
në kohen e ngritjes së çmimeve, pak soladirizim me qytetarët me bukë e kripë e… ‘’, shkroi Ahmeti.
Ai kujtoi se ‘Darka e Lamës’ zakonisht organizohet si falendërim për të mirat bujqësore gjatë vitit, dhe si solidarizim I fshatatarëve për njëri tjetrin.
Postimi i plotë:
Me karriga të sanës (kashtes) e sofra, në Emerald,
në masa të pandemisë, me rreth 100 mysafirë,
në kohen e ngritjes së çmimeve, pak soladirizim me qytetarët me bukë e kripë e…
P.S.
Lama – vend i rrafshët në fshatrat malor – Emeraldi
Darka e Lamës – falenderim për të mirat bujqësore gjatë vitit dhe solidarizim dhe reciprocitet i fshatarëve për njani tjetrin, sikurse ishte edhe pamja mbrëmë./gazetametro.net